‘Shpërthen’ skandali në Serbi, Vuçiq në prag të dorëheqjes – çfarë do ndodhë me dialogun me Kosovën?

author
2 minutes, 5 seconds Read

‘Shpërthen’ skandali në Serbi, Vuçiq në prag të dorëheqjes – çfarë do ndodhë me dialogun me Kosovën?

Kur dialogu Kosovë-Serbi ka arritur në një pikë kyqe, zhvillimet politike në shtetin serb duket se po marrin një kthesë të jashtëzakonshme.

Kështu të paktën, po raport tabloidi i regjimit serb “Informer.rs”.

Në raportimet e fundit, thuhet se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të dal në media të hënën për të propozuar dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të përgjithshme dhe dorëheqjen e tij. Të gjitha këto, sipas kësaj medie, do të konfirmohen më 27 maj në Asamblenë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Siç raporton ky tabloid, sot është mbajtur seanca e përbërjes së zgjeruar të Komitetit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka propozuar:

“1. Pranimi i dorëheqjes së kabinetit të Ana Brnabiq

2. Dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të përgjithshme në të cilat Vuçiq nuk do të mund të kandidonte për president

3. Dorëheqja vetëm e presidentit. Sigurisht që çdo vendim do të konfirmohet në SNS Kuvendi më 27 maj”, shkruhet në këto media.

Bazuar në këtë, duket se do ketë ndryshime rrënjësore në politikën e Beogradit, por çfarë ndikimi mund të kenë këto në raport me Kosovën?

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Sipas tij, shteti serb është në një fazë kritike të zhvillimeve, ku vrasja e Gjingjit përbën një skandal shumë të madh.

“Dorëheqja e qeverisë mund të themi bazohet kryesisht në ngjarjet e fundit që kanë kapluar Serbinë që nga vrasja e Zoran Gjingjit.

Pra, ky skandal tani ka marr epilogun, duke vendosur në prag të një situate të tillë, ku dorëheqja është i vetmi shpëtim nga përgjegjësia e saj”, tha ndër të tjera Shala.

Eksperti i sgiurisë, vlerëson se gjithë këto zhvillime në shtetin serb, mund të ndikojnë negativisht në procesin e negocitatave që po zhvillohen me Kosovën.

“A do të reflekton në procesin që ka hy Serbia në raport më Kosovën une mendoj që po do të marr efektin e saj negative duke zbatuar një politik të njohur të status quo-s”, deklaroi Drizan Shala për “Bota sot”.

Similar Posts