Vesës ia “sjellin” ish të fejuarin në studio?!

author
1 minute, 9 seconds Read

Bukuroshja nga Gjilani, Vesa Vllasaliu, është bërë subjekt i një shakaje të mprehtë në “Shok Podcast”, ku moderatori Fis Juniku ka sjellë një moment humoristik lidhur me një histori shumë të përfolur nga jeta e Vesës.
Në një promovim të emisionit, Fisi tregoi një surprizë të veçantë për shikuesit duke hequr duksin e tij dhe zbuluar një fanellë të njohur të futbollit.

Pamja e tij shkaktoi shaka dhe kureshtje, pasi ai tregoi se bëhej fjalë për fanellën e futbollistit të njohur kosovar, Mërgim Berisha.
Momenti u bë akoma më intrigues kur Vesa, e cila reagoi me një pyetje të mprehtë ndaj moderatorit: “E ke blerë në pazar?”.
Fisi nuk hezitoi dhe iu përgjigj me krenari, “Jo, origjinal e kam”. Kjo çoi në një këmbëngulje të sjelljes së bukuroshes, e cila shtoi me një buzëqeshje: “Po ku ka more origjinal prej tij?”.
Në këtë moment, Vesa nuk e mbajti veten dhe me një shprehje humoristike thumboi më tej ish-fejuarin e saj, Mërgim Berisha.
Historia e tyre e dashurisë ka qenë në fokus të mediave në periudhën kur Vllasaliu ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, ku ajo rrëfeu se shoqja e ngushtë ia kishte marrë burrin, dhe në rastin konkret Mërgimi e ka lënë atë për shoqen e saj. /Telegrafi/

PER VIDEO KLIKO KETU

Similar Posts