Zjarr në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, disa persona kërkojnë ndihmë

author
0 minutes, 49 seconds Read

Rreth orës 18:00 një zjarr ka shpërthyer në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tregojë se disa persona kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.
Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.
Ndërsa Indeksonline ka siguruar pamje, ku vërehen zjarrëfikësit dhe policia në vendin e ngjarjes.

PER VIDEO KLIKO KETU

Similar Posts