Sinjali mësoi ekskluzivisht se personi që dyshohet se shtiu me armë duke e lënë të vdekur një person, është Festim Ramadani, zyrtar policor. E Sinjali po ashtu merr vesh se përveç dorasit Festim Ramadani që kreu vrasjen në Ferizaj si zyrtar policor, pjesë e Policisë janë edhe dy vëllezër të tij.
Dorasi dyshohet se ishte jashtë punës zyrtare në momentin kur e kreu krimin, teksa pas asaj është dorëzuar në Polici.
Sinjali ka siguruar edhe foto të zyrtarit policor i cili dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura.
Ndërkohë, viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.