Zbulohet kush është i dyshuari që u kap dje në kufi, kjo është historia me personin që e kërcënoi me vrasje..Pas disa muajsh që nga denoncimi i rastit, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë në njërën nga pikat kufitare, 33-vjeçarin i cili po kërkohej lidhur me një rast të kanosjes që kishte ndodhur në muajin shtator të vitit të kaluar. I dyshuari dhe viktima kanë pasur një histori pas vetes, që dyshohet se i futi sërish në sherr.
Media ka mësuar se personi që u prangos të dielën në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit është Arlend Gjoni, shtetas i Shqipërisë – i cili tashmë ndodhet në mbajtje.Gjoni po dyshohet se e ka kanosur me vrasje viktimën (emër i njohur për redaksinë) pasi ky i fundit ka qenë ndërmjetësues për një çështje familjare të të dyshuarit me të dashurën e tij.
I mllefosur për atë që dyshohet se kishte ndodhur, Gjoni kishte vendosur që të hakmerrej, duke e paralajmëruar viktimën se do ta pësojë keq.Burimet kanë bërë me dije se në njërën nga mesazhet, që viktima e kishte deponuar si dëshmi te organet e rendit, i dyshuari e kishte kanosur duke ia përmendur një incident që kishte ndodhur në familjen e viktimës.
Sipas informacioneve të para, rasti lidhet me plagosjen e një familjari të viktimës, ngjarje kjo që e kishte përmendur i dyshuari në mesazhet e tij, duke iu drejtuar se “siç i kam bërë atij, por ty në lule të ballit..”.Për rastin, Policia kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe i dyshuari ishte future në kërkim policor, deri më dje, kur edhe u kap.Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimet se ka krye veprën penale “Kanosje”.Edhe Policia Rajonale në Prishtinë e ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit.