Zbulohet kush do e prezantojë ‘Ferma VIP’, ku do të jenë banorë personat më të famshëm shqiptar

author
0 minutes, 37 seconds Read

Një reality show i ri pritet të nisë së shpejti në ekranin e Vizion Plus.

VIP-at do të mblidhen për të jetuar bashkë, por jo në një shtëpi luksoze, por në një fermë gjigante e vendosur në mes të natyrës.

Disa nga personazhet e famshëm që do shohim janë zbuluar, por rolet e tyre ende.

Sipas Xing, Fermën VIP do e prezantojë Fjoralba Ponari.

Bes Kallaku gjithashtu do jetë pjesë e reality show-t.

Çiljeta, Noizy, Sinan Hoxha do jenë disa nga konkurrentët që do të bëjnë jetën e një fermeri.

VIP-at do kenë sfida dhe nominime gjatë spektaklit dhe jetesa e tyre në fermën më të famshme në Shqipëri do të transmetohet live 24 orë.

Similar Posts