Zbulohet edhe nje detaj ekskluziv qe lidhet me dasmen ku ndodhi vrasja

author
0 minutes, 48 seconds Read

Mbrëmjen e sotme një vrasje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, shkruan GazetaDemos.Një zyrtar policor raportohet se ka qëlluar më armë një 89 vjeçar para një salle dashmash në Bibaj të Ferizajt, e ky i fundit pas plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.Burime të Gazetës Demos bëjnë më dije se në vendin e ngjarjes janë dëgjuar 5-6 krisma armësh, e polici i dyshuar raportohet se është Festim Ramadani.

Ndërkaq, në bazë të informacioneve të deritanishme, viktima 89-vjeçar Sadri Sadriu, ishte i shoqëruar edhe me një person tjetër i cili ka qënë duke drejtuar veturën e tipit BMW.

Sipas burimeve të Gazetës Demos, Sadriu është axha i burrit të Presidentes Vjosa Osmani, dhe e njëjta ishte po ashtu e ftuar në të njejtën dasmë.

I dyshuari tani është shoqëruar në polici, ku iu caktua edhe masa e paraburgimit 48 orë.

Similar Posts