Vitia reagon ndaj vdekjes se 4-vjecares në Gjakovë: Duhet të ketë masa, pa vonesë

author
0 minutes, 38 seconds Read

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar ndaj vdekjes së 4-vjecares që dyshohet është neglizhuar nga stafi mjekësor.Vitia bëri të ditur se secili përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve.

Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike.

Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.

I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!

Similar Posts