Vdes trajneri i mirënjohur në Kosovë

author
0 minutes, 48 seconds Read

Ka ndërruar jetë trajneri i mirënjohur i Kosovës, Kadri Kaqanolli.I ndjeri ka dhënë kontribut të madh për atletikën dhe sportin në përgjithësi të Kosovës. Ai ka qenë selektor i kombëtares së Kosovës dhe së fundi trajner i KA Prishtina.Kaqanolli i takon gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb.”“Ka nderuar jetë Trajneri i klubit tonë Kadri Kaqanolli (1956-2024). Lajmërojmë se varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 18.08.2024 në varrezat e qytetit në Prishtinë në ora 16:30.

Ai i dha shumë sportit të atletikës në Kosovë në të gjitha fazat e zhvillimit për shumë vite.

Shumë breza të atletëve dhe trajnerëve kanë pas fatin që të mësojnë prej tij. Ishte mjeshtër i sportit, edukator i shkëlqyeshëm e mbi të gjitha shumë i dashur për të gjithë që patën mundësi ta takojnë e ta njohin.

Similar Posts