“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Befason avokati shqiptar: Greqia i trembet…!

author
1 minute, 28 seconds Read

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News komentoi tensionet e fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ndërsa u shpreh se Maqedonia e Veriut është një shtet miks me shqiptarë dhe bullgarë, sipas analistit ekziston një mundësi që të shpërbëhet dhe pjesa shqiptare t’i kalojë Kosovës

Nuk e pranon politika greke ngritjen e Shqipërisë, të të bëj një pyetje, përse nuk e njohin Kosovën? Sepse i tremben Shqipërisë së Madhe, quhet Shqipëri Etnike janë dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor, ku e durojnë ata të, përse nuk e durojnë dot, sepse kanë ngjashmëri të plotë midis Kosovës dhe Çamërisë, e kanë tek Çamëria, e mban mend që foli një herë Rama për Çamërinë? Janë këta që e kanë krijuar ngërçin. Është Kosova që e krijon ngërçin sepse ata kanë të ngjashmen e Kosovës, ç’do të bëhet me historinë e Shqipërisë? Do të ecet përpara, janë dy shtete sot, do bëhen tre apo s’do bëhen tre, po luhet edhe Maqedonia.

closevolume_off
Maqedonia është një shtet miks, të flasim realitetin, bullgarë dhe shqiptarë, shqiptarët janë të shtypur nuk dihet se sa janë, janë mbi një milion e ca, projekti është që bullgarët të marrin bullgarët dhe shqiptarët të marrin shqiptarët, por pjesën e Maqedonisë së Veriut do ta marrë Kosova, nuk e kemi ne në dorë e ka Bullgaria. Konfliktin e ka nisur Bullgaria se ata janë bullgarë, o vijnë këtu ose në Kosovë por shenjat e para janë që të jenë në Kosovë. Ato janë territore shqiptare çfarë u duhet atyre?”, tha Ngjela.

Similar Posts