Shkoi te punoj ne Itali, vdes ne vend te punes 54 vjeqari shqiptar

author
0 minutes, 31 seconds Read

Një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali ai shkoi te punoj nga Shqiperia .Sipas raportimeve të shtypit italian, Edison Malaj, 54 vjeç ishte në punë me punëtorë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur, për arsye që do të konstatohen, pllaka që po transportohej nga vinçi u shkëput duke e goditur drejtpërdrejt mbi kokë.

Pavarësisht transportit në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve, Edison Malaj nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.Prokuroria ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes në fjalë.

Similar Posts