Ballina

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur mënyrën e kthimit prapa të procesit të plakjes

“Po kthehemi prapa në kohë,” tha Prof. Shai Efrati. Disa shkencëtarë izraelitë kanë thënë së fundmi se kanë arritur me sukses të kthejnë prapa procesin biologjik të plakjes, duke përdorur vetëm oksigjen.

Studimi i fundi i profesorit të universitetit të Tel Aviv Shai Efrati, bashkë me grupin e qendrës mjekësore Shamir, zbuloi se kur të rriturit e shëndetshëm mbi 64 vjeç vendoseshin në dhoma presioni me oksigjen të pastër për 90 minuta në ditë, pesë herë në javë për tre muaj, jo vetëm që procesi i plakjes ndalohej por “kthehej së prapthi”.