Seriali “I Varfëri”, projekti më i ri nga “Promedia”!

author
0 minutes, 53 seconds Read

Shtëpia filmike muzikore Promedia, përmes kanalit të saj në You Tube, sot lanson projektin më të ri të saj të titulluar “I Varfëri”.

Tashmë ky produksion çdo ditë e më shumë është duke dëshmuar se të vetmin parim të tyre e kanë punën dhe angazhimin e pakursyeshëm.

Projekti është realizuar nga një staf i përkushtuar, ku producenti Nait Bytyqi ka angazhuar emra të njohur për shikuesit besnikë të kanalit “Promedia”!

Nën regjinë e Jashar Bytyqit, dhe me skenar nga Ismail Fazliu, disa emra pjesëmarrës në aktrim janë: Luan Kryeziu, Driton Hoxha, Arbresha Berisha, Bedi Kiqina, Qershore Tafallari, Blenda Morina, Xhyla Cikaqi, Visar Osmani, Salih Kryeziu, Besmir Shala etj.

Projekti është me disa episode të cilat transmetohen çdo javë në ditën e enjte nga ora 20:30.

Me këtë rast ju ftojmë të gjithë të interesuarve që të ndjekin këtë projekt i cili besojmë se do të mirëpritet e do të pëlqehet nga të githë!

Similar Posts