Rrahja mes shoferëve të autobusëve në Prizren, policia arreston tre persona

author
0 minutes, 37 seconds Read

Një rrahje mes shoferëve të autobusëve ka ndodhur tek stacioni i autobusëve në Prizren.

Shoferët e autobusëve të Prizrenit dyshohet ta kenë rrahur shoferin e autobusit të Ferizajt.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi i cili tha se janë arrestuar tre persona.

Sipas Gashit, rrahja dyshohet se erdhi si shkak i orarëve të autobusëve.

“Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Deri te kjo ka ardhur për shkak të orarit të autobusëve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, derisa janë shoqëruar në stacionin policor.”/Gazeta10/

Similar Posts