Punoi tërë natën në QKUK dhe të nesërmen ndërroi jetë tragjikisht, Ferat Sallahu flet për vdekjen e kolegut të tij

author
1 minute, 54 seconds Read

Punoi tërë natën në QKUK dhe pak orë më pas, ndërroi jetë tragjikisht. Kolegu i tij Ferat Sallahu, kirurg abdominal thotë se është i tronditur nga lajmi që mori, për vdekjen e kolegut të tij Dr. Halil Tanaj.

Sallahu i cili kishte punuar së bashku me mjekun e ndjerë për 24 vite, thotë se ky ishte një lajm i rëndë dhe humbje e madhe jo vetëm për familjen, por dhe për QKUK-në dhe kolegët e tij, pasi që humbën një profesionist të rrallë.

“Rreth oës 17:00 jemi informuar se ka ndërruar jetë kolegu ynë, me të cilin kemi punuar bashkë mbi 24 vite. Kjo realisht na ka tronditur jashtëzakonisht shumë. Është humbje e madhe për gjithë kirurgjinë, veçanërisht unë ku punoj, veçanërisht pjesën endoskopisë, që ka qenë njëri prej profesionistëve më të mirë që ka pasur Kosova. Kjo humbje do të ketë pasoja për QKUK- në, sepse në këtë moment ne e kemi vetëm një person që kryen shërbime endoskopike. Vdekja e kolegut ka qenë një tragjendi për të gjithë ne. Kemi humbur një koleg jashtëzakonisht të mirë, një koleg profesionist, shumë të përgatitur dhe një shok të mirë“, tha ai.

Ndërsa thotë QKUK-së i duhen 25 vjet minimum për ta përgatis një doktor të nivelit të dr. Halil Tanaj.

Teksa flet për kolegun dhe mikun e tij tashmë të ndjerë, tregon se Tanaj një ditë më parë kishte mbajtur kujdestari, ku kishte kryer disa operacione dhe pasi që shkoi në shtëpi u godit nga rryma, derisa po tentonte të rregullonte diçka në pajisjet e amvisërisë.

“Ka qenë goditje me rrymë, për shkak të një defekti që ka pasur në pjesën e amvisërisë, duke tentuar me rregullu. Ka qenë pa dashje dhe ia ka marrë jetën. Doktori ka qenë të premten që kemi kontaktuar në pjesen e kolegjiumit profesional. Doktori ka qenë heren e fundit në QKUK të shtunën, ka mbajtur një kujdestari dhe ka kryer disa operacione, kishte një kujdestari të rëndë. Dhe të dielen ka shkuar në shtëpi për të pushuar dhe ka koinciduar me këtë aksident tragjik”, tregon Sallahu.

Similar Posts