Prokuroria del me sqarim për intervistën ku përmendet Agron Uka: Pretendimet e të akuzuarit nuk qëndrojnë

author
1 minute, 26 seconds Read

Prokuroria del me sqarim për intervistën ku përmendet Agron Uka: Pretendimet e të akuzuarit nuk qëndrojnë
news image
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka reaguar pas raportimit të gazetës ‘Nacionale’ dhe publikimit të një interviste me të pandehurin B.L. kundër të cilit Policia e Kosovës, më 14 Shkurt ka parashtruar kallëzim penal për shkak të veprës penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë, ndaj të njëjtit, me aktvendim për zgjerimin e hetimeve të datës 16 shkurt, kanë filluar hetimet për shkak të veprës penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

“I pandehuri B.L., ka qenë i pa arritshëm nga Policia e Kosovës dhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të prokurorisë dhe policisë i njëjti ende nuk është arrestuar dhe gjendet në kërkim policor.” – thuhet në reagim.

Tutje, Prokuroria sqaron se pretendimet e të akuzuarit në këtë intervistë nuk qëndrojnë, pasi ndaj të njëjtit prokuroria ka ngritur këto aktakuza:

“Më datë 01 tetor 2009 është ushtruar propozim akuzë për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’ nga neni 332 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të KPRK-së,

Më datë 03 Mars 2010 është ushtruar propozim akuzë për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ nga neni 153 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 4 të KPRK-së,

Më datë 10 Janar 2011 është ushtruar propozim akuzë për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ nga neni 153 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 4 të KPRK-së.”

Ndryshe, në intervistën e publikuar, i akuzuari ka deklaruar se po vazhdon të jetë në arrati, për faktin – që sipas rrëfimit të tij – e ‘ka korruptuar në vazhdimësi prokurorin Agron Uka’.

/GazetaSinjali/

Similar Posts