Media merr vesh se ata kanë vazhduar të mbrohen në heshtje.Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.R. dhe J.M. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasja e rëndë.
Sipas gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, ka vlerësuar ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit më datë 16 gusht 2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave, në një fshatë të Komunës së Ferizajt, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojë nga jeta, posa vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e larë cekur të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur një mjetë të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike, ka shtënë disa herë në të ndjerin S.S. dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasojë i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes.