Ngjarje e rende ne Podujeve, aksident i rende vdes çiklisti

author
0 minutes, 45 seconds Read

Një person ka vdekur të dielën në një aksident trafiku rreth orës 16:20 në fshatin Llugë të Podujevës. Në aksident janë përfshirë një biçikletë dhe një automjet në lëvizje, ku çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Aktualisht autoritetet policore kanë nisur hetim për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Similar Posts