Nga Amerika vjen një porosi e fuqishme për Kosovën: Të hapet ura e Ibrit! Serbia nuk u përball me asnjë pasojë për sulmin terrorist në Banjskë

author
0 minutes, 57 seconds Read

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane nëpërmjet një deklarate të cilën e ka dërguar në gazetën kombëtare “Bota sot” i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, përkatësisht mbylljes së filialeve të postës serbe në Kosovë dhe çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

Sipas LQSHA, kritikat dhe kundërshtimet e disa anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe të Departamentit të Shtetit të Amerikës janë një formë e qetësuesit të Serbisë, e cila nuk është përballur me asnjë pasojë për përfshirjen e saj në sulmin terrorist të Banjskës ndaj Policisë së Kosovës.

“Por në rastin e Kosovës, disa diplomatë evropianë po ndihmojnë në ruajtjen e ndarjeve etnike duke insistuar në vazhdimësinë e mbylljes së urës. Kosova duhet të zbatojë sovranitetin në të gjithë territorin e saj dhe të mos i nënshtrohet këtij presioni. Ura e Ibrit duhet të hapet dhe patrullohet vetëm nga policia e Kosovës, duke i dhënë fund një herë e mirë trajtimit të ndryshe të veriut”, thuhet mes tjerash në reagim.

Similar Posts