“Me ju pas thënë këtë gjë për Kurtin, ju kish ra t’lig”, Shkëlzen Gashi “thumbon keq” opozitarët

author
1 minute, 30 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Turqi, ku mori pjesë në forumin ekonomik Kosovë-Turqi.Ai ka takuar në Stamboll edhe shkrimtarin turk, Orhan Pamuk. Kurti ka thënë se nuk i besoj se fituesi i çmimit Nobel për letërsi, po e ftonte për darkë.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, ka shkruar Kurti në rrjetin social, Facebook.

Për këtë takim të Kurtit me shkrimtarin e njohur, ka reaguar analisti politik Shkëlzen Gashi, përcjell Bota sot.“Një natë ju thashë: Ky është më i ngritur intelektualisht sesa paraardhësit e vet, sepse për dallim prej tyre, nuk ka probleme themelore siç është shkrimi e leximi.

Me ju pas thanë: Këtë e thërret fituesi i çmimit Nobel për letërsi në darkë e diskuton me të tri orë e gjysmë, ju kish ra t’lig”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.Kurti në Turqi pati takime edhe me krerë të shtetit, siç ishte pritja nga presidenti Reccep Tayip Erdogan.

Similar Posts