Por, si e sheh ish-kryeministri Isa Mustafa këtë çështje?I kontaktuar nga IndeksOnline, kryetari i nderit të LDK-së thotë se Ura e Ibrit është shndërruar në një simbolikë të popullizmit parazgjedhor.“Nuk është se s’kemi shumë e shumë probleme më të mëdha për t’i zgjidhur dhe për të treguar efiçencën e qeverisë.
Retorika e qeverisë dhe e ndërkombëtarëve për këtë çështje është e frikshme. Të sjellësh SHBA-të në situatë të të thonë se nëse i rrezikoni ushtarët tanë, ne do t’i marrim të gjitha veprimet për t’i mbrojtur ata, nuk do koment. Kosova nga miku i ngushtë i shtetit që e çliroi dhe e bëri të pavarur, me këtë lidership u transformua në një vend që pretendon se rrezikon ushtarët amerikan dhe evropian. Ky është shërbimi më i madh që mund ti bëhet Serbisë dhe aleatëve të saj”, ka thënë Mustafa.
Më tutje, ish-kreu i LDK-së thotë se deklaratat e reja të BE-së se duhet të dialogohet në Bruksel për statusin e urës janë të pakuptimta dhe të pabauzuara.