Lajm i keq per qytetaret e Kosoves, rritet perseri cmimi i naftes – Shokuese sa shkoi?

author
1 minute, 0 seconds Read

Çmimet e derivateve në Kosovë janë në rritje kohëve të fundit. Në vendin tonë ato shënojnë: Dizelli 1 euro e 34 cent deri në 1 euro e 44 cent, ndërsa Benzina 1 euro e 27 cent deri në 1 euro e 34 cent.Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka deklaruar për Insajderin se trendi i derivateve në tregjet ndërkombëtare është në rritje e kjo reflekton edhe te ne në Kosovë.

Më tej, Berjani ka treguar çmimet në tregun e Kosovës, duke theksuar se s’mundemi me paragjyku se çfarë çmimesh do të kemi ditëve në vijim në Kosovë, pasi që ka rritje në berz dhe reduktim të prodhimit në organizatën prodhuese OPEC.

“Çmimet e derivateve sot në tregun kosovar janë: Dizelli 1.34 cent deri ne 1.44 cent, Benzina 1.27 cent deri ne 1.34 cent.Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku se po ka lëvizje në berz dhe reduktim të prodhimit në organizatën prodhuese OPEC“, tha ai.

Sipas tij, Kosova varet nga tregjet ndërkombëtare, dhe se derivatet i importojmë.

“Ne varemi nga tregjet ndërkombëtare, ne derivatet i importojmë. Kosova nuk ka rafineri”, është shprehur Berjani. /Insajderi.org/

Similar Posts