Ka ndërruar jetë në moshë të re, 42 vjeçare, Burim Rexhepi nga fshati Vaksincë e komunës së Likovës. I ndjeri ka qenë ishushtar I UÇK-së.
Varrimi i tij do të bëhet nesër (e martë, 20 gusht) me namazin e drekës në varrezat e fshatit Vaksincë.
Postimi:
S’ka dyshim që çdo shpirt i gjallë do ta shijojë vdekjen.
Të All-llahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!
Të nderuar miq shok dashamir ju njoftojm se ka ndërruar jetë Burim Rexhepi
Burimi ishte i urtë i sjellshem por edhe trim i cili e sherbeu atdheun atëherë kur e kerkoi nevoja. I qoft i lehte dheu i kësaj toke qe aq shumë e deshti.
Allahu e mëshiroftë të ndjerin,kurse familjes dhe miqve i dhëntë durim.
Vorrimi do te behet neser me drek
20.08.2024