Ky është i dyshuari për gjuajtjen me armë mbrëmë në Fushë Kosovë, gjendet në arrati…Emri në koment

author
1 minute, 41 seconds Read

Ky është i dyshuari për gjuajtjen me armë mbrëmë në Fushë Kosovë, gjendet në arrati
Leni16 Maj 2024 • 10:58

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një incident që ka ndodhur në rrugën “Naser Sekiraqa” në Fushë Kosovë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Nga një veturë në lëvizje dikush ka gjuajtur në drejtim të një veture tjetër dhe akoma s’dihet motivi.

I dyshuari ka qëlluar një veturë në të cilën ndodheshin dy viktimat, babë e bir që shpëtuan pa lëndime nga ky incident.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuar për këtë rast është: Besart Dobruna, 31-vjeçar, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Si ndodhi rasti?

Në bazë të informacioneve të para që publikoi Gazeta Sinjali, cak i të dyshuarit ishte H.Thaçi, i cili bashkë me djalin e tij kërkuan ndihmën e Policisë dhe raportuan detajet e rastit që iu ndodhi.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe janë kryer ekzaminimet e tjera nga ana e Policisë.

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë ekskluzivisht se i dyshuari është arratisur me një veturë me targa “01”.

Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka konfirmuar shkrimin e i dyshuari gjendet në arrati.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturë me një person tjetër, i dyshuari mashkull kosovar nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre me ç’rast një plumb u ka goditur veturën, por pa lëndime në njerëz. Si provë materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e pistoletës, i dyshuari gjendet në arrati”.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, që pritet të zbulojnë motivin dhe rrethanat e tjera.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Similar Posts