Kjo është 33-vjeçarja e arrestuar që dyshohet se e ndihmoi Agron Gashin pas plagosjes së trefishtë

author
1 minute, 13 seconds Read

Kjo është 33-vjeçarja e arrestuar që dyshohet se e ndihmoi Agron Gashin pas plagosjes së trefishtë
Perparim Beqiri23/05/2024

Për plagosjen e trefishtë që ndodhi të mërkurën në mbrëmje u arrestuan dy persona. I dyshuari kryesor Agron Gashi u kap pasi Policia e shpalli në kërkim, teksa në pranga ka përfunduar edhe personi që dyshohet se e ndihmoi. Ndaj tyre është lëshuar urdhër për ndalim dhe tashmë kanë nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u arrestua për dhënien e ndihmës pas kryerjes së veprës penale është Liridona Gashi.

Dy anëtarët e familjes Gashi ndodhet në mbajtje dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e tjera.

Lajmin për arrestimin e Agron Gashit e ka konfirmuar sot edhe Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë.

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, është arrestuar pas lokalizimit nga policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodh pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda. I dyshuari është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë ekskluzivisht se personi që po kërkohej për plagosjen e trefishtë në Pejë është: Agron Gashi, i cili ishte arrati deri në momentin e arrestimit nga Policia.

Similar Posts