Ballina

Ikballe Huduti e kritikoi bamirësinë e tij dhe ekspozimin e fëmijëve, vjen përgjigjja e Halil Kastratit

Përkrahësja e islamit shiit që kryesisht ka shtrirje në Iran e Irak, Ikballe Berisha Huduti, mbrëmë ka kritikuar Halil Kastratin dhe hoxhën Elvis Naçi për mënyrën sesi bëjnë bamirësi.

Berisha Huduti vlerëson se është e turpshme ekspozimi i fëmijëve dhe sipas saj teologët e kanë vendin në xhami dhe jo në fondacione.

Pas deklaratave të saj Gazeta Express ka zhvilluar një bisedë me Halil Kastratin, i cili tregon se paraprakisht merr lejen e kujdestarit ose familjes për ekpozimin e fëmijëve, ndërsa për Ikballe Hudutin thotë se “është mendimi i saj”