Fshati i parë kosovar që heq gjuhën arabe nga ceremonitë fetare, ndodhet në Pejë

author
0 minutes, 42 seconds Read

Në Dubovë të Madhe nuk do të ketë më ceremoni fetare në gjuhën arabe.

Ky është vendimi që kanë marrë krerët e bashkësisë lokale të Dubovës së Madhe.

Vendimi thuhet se është marrë për shkak se ata nuk e kuptojnë gjuhën arabe dhe se duan që ritet të kryhen në gjuhën shqipe.

Për këtë vendim, Indeksonline ka kontaktuar me kryeimamin e Pejës, Enes Goga.

Ai ka thënë se nuk ka vendim për këtë por vetëm një ide e cila sipas tij është dhënë vetëm sa për të shkurtuar në kohë ceremonitë fetare. Se si e sheh këtë propozim Enes Goga dhe cili është qëndrimi i Bashkësisë Islame ndaj kësaj ideje, kryeimami flet në detaje./Indeksonline/

KLIKO PER VIDEO KETU

Similar Posts