“Faton Hajrizi kërkoi ujë nga vendësit, kjo ndihmoi në gjetjen e tij”

author
1 minute, 9 seconds Read

Para pak orësh zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit serb, Faton Hajrizi është vrarë.

Ai ka thënë se vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës.

Siç shkruan Informer, Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë.

Daçiq tha se Faton Hajrizi është monitoruar nga kamerat e sigurisë dhe se në fund është lokalizuar pas ndihmës së banorëve në afërsi të Lloznicës.

Sipas tij Faton Hajrizi i kishte kërkuar një banori atje ujë.

“Kemi nxjerrë një foto. Na ndihmoi një vendas sepse e njohu kur i kërkoi ujë. Vendasi udhëtoi dy kilometra për të informuar policinë. Netët pa gjumë janë pas nesh, vetëm një sakrificë e përbashkët nga të gjithë mund të japë rezultat”, tha Daçiq.

Ministri deklaroi se fshihej buzë lumit, duke kërkuar një rrugë për ta kaluar atë.

“Kur ka ardhur policia ka qëlluar, policia ka gjuajtur dy herë, ai ka nisur të vrapojë, ka gjuajtur nëntë plumba, e ka likuiduar policia, nuk e ka pasur në mendje të dorëzohet, është kriminel mizor dhe i pabesë, kjo është vrasja e pestë apo e gjashtë që e ka kryer”, pretendoi Daçiq.

Similar Posts