Fationi përlotet, bën deklaraten që nuk pritej për Heidin pasi doli nga BBVA

author
0 minutes, 48 seconds Read

Fation Kuqari ishte i ftuar në “Fan Club” pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother VIP.

Teksa po shihte klipin e tij me momentet më të mira brenda shtëpisë, Fationi u përlot.

“Jam i lumtur që kam qenë pjesë e Big Brother 3, Kam shumë kujtime të lumtura dhe jam shumë krenar për veten time”, u shpreh ai.

I pyetur për marrëdhënien e tij me Heidin, për të cilën shpesh janë diskutuar që ka pasur një flirt mes tyre, ish-konkurrenti tregoi se ka pasur pëlqim nga të dyja palët, por marrëdhënia nuk eci gjatë.

“Nuk ka qenë kurrë trekëndësh. Kemi pasur një pëlqim nga të dyja anët, kemi provuar për të pasur diçka por ishte e pamundur. Jemi shkëputur pa u bërë trekëndësh gjëja.

Është shumë gocë e mirë, kam respekt por nuk merreshim vesh”, tha Fationi.

Similar Posts