Ekskluzive: Zbulohet identiteti i të dyshuarit të dytë për grabitjet e fundit në Prishtinë, ndodhet ende në arrati

author
0 minutes, 41 seconds Read

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme raportoi për arrestimin e Albatros Ajeti, i cili dyshohet se është përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura, bashkë me disa persona tjerë. Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa po vazhdojnë hetimet për kapjen e të dyshuarit tjetër që u identifikua.Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari dytë është i riu, Enis Haziri.

Ajeti dhe Haziri dyshohen se janë përfshirë në së paku tri raste të grabitjeve të armatosura që kanë ndodhur ditët e fundit në kryeqytet.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Ajeti është arrestuar në orët e pasdites dhe fillimisht ka ikur përmes kulmit të shtëpisë, por pasi zyrtarët policorë janë vënë në ndjekje të tij, kanë arritur ta ndalonin.

Similar Posts