Ekskluzive: Ky është i riu që u arrestua në aeroport, ishte dënuar pesë herë nga Gjykata

author
0 minutes, 48 seconds Read

Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Të njëjtin fat e pati dje edhe një person, i kërkuar me disa urdhëresa.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Labinot Krasniqi, 29-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Krasniqi është dënuar pesë herë me burgim nga Gjykata për vepra penale të ndryshme, si dhe ndaj tij kishte dy urdhërarreste aktive.

Në total, Krasniqi është dënuar me mbi 5 vjet heqje lirie si dhe me gjobë.

I riu është kapur nga organet e rendit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ gjatë ditës së djeshme.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

/GazetaSinjali/

Similar Posts