E trishtë: Kjo është 17 vjeçarja nga Drenasi e cila vdiq pas vetaksidentit me motoçikletë

author
0 minutes, 44 seconds Read

Një rast i rëndë ka tronditur familjen Hajdari nga fshati Dobroshec i Drenasit. Vajza e tyre 17 vjeçare ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti me motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali.Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali ajo është Lediona Hajdari, dhe për vdekjen e saj kanë njoftuar familjarët dhe miqtë e saj.

Tashmë ka dalë edhe fotografia e të miturës nga Drenasi, e cila vdiq pas lëndimeve të rënda që mori në vetaksidentin që ndodhi mëngjesin e së hënës në fshatin Dobroshec të Drenasit.Bashkë me 17-vjeçaren që po e drejtonte motoçikletën në momentin kur ka ndodhur aksidenti, ishte edhe pasagjerja e moshës rreth 28-vjeçare.

Pas ngjarjes, ato u dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por e mitura fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Similar Posts