E hidhur: Vdes një grua në Spitalin e Prizrenit, familjari i saj dyshon që s’iu dha ndihma mjekësore me kohë

author
1 minute, 0 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Prizrenit, ku ka humbur jetën një grua, e cila ishte dërguar në këtë qendër në gjendje të rënduar shëndetësor. Për rastin tashmë kanë nisur hetimet pasi një familjar i të ndjerës ka ngritur dyshime se nuk i është ofruar ndihma mjekësore me kohë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se viktima është një grua e moshës rreth 66-vjeçare, e cila u trajtua në repartin e Internos të Spitalit Rajonal në Prizren, ku edhe vdiq.

Në bazë të informacioneve të para, familjari i të ndjerës ka hedhur akuza në drejtim të stafit mjekësor, që sipas tij nuk e kanë trajtuar me kohë gjatë ditës së djeshme, por edhe sot në orët e para të mëngjesit, para se të ndërronte jetë.

Denoncimi i tij ka vënë në lëvizje Policinë, me ç’rast është marrë edhe deklarata e mjekësve, sipas të cilëve pacientja ka qenë në gjendje të rëndë kur është dërguar në këtë repart, por përkundër përpjekjeve, ka humbur jetën.

Similar Posts