DETAJE| Të shtënat me armë të cilat janë dëgjuar para pak minutash në “Lagjen e Muhaxherëve”, disa të dyshuar gjuajtën në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës/VIDEO

author
0 minutes, 53 seconds Read

Disa të shtëna armësh në Prishtinë – Të dyshuarit gjuajtën në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës – Gazeta10

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit kanë gjuajtur në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës.Në pamjet që ka siguruar Sinjali shihen shumë policë në vend të ngjarjes.Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazeta10 të cilët bënë të ditur se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar”.

Similar Posts