Dasma ne Ferizaj kthehet ne tragjedi, te shtena me arme ka te vdekur

author
0 minutes, 35 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri.Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ku tha se një person u vra me armë zjarri në një restorant në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Reka.

Sinjali mëson viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.

Similar Posts