Babai hero sakrifikon jetën për të shpëtuar djalin 4-vjeçar nga mbytja në liqen

author
1 minute, 1 second Read

Një baba 51-vjeçar humbi jetën në një liqen, pasi shpëtoi të birin e tij 4-vjeçar, i cili gati sa nuk u mbyt në ujërat e acarta të liqenit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në SHBA. Kevin Howell, 51 vjeç, dhe djali i tij po kalonin një pjesë të liqenit Etna të premten pasdite kur papritur akulli u ça, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Penobscot në një postim në rrjetet sociale.

51-vjeçari arrit të nxirrte djalin nga akulli, por vetë mbeti në liqen. “Pasi doli nga liqeni djali vrapoi në shtëpi dhe lajmëroi nënën e tij dhe ajo i tha djalit të qëndronte në shtëpi. Më pas ajo lajmëroi policinë dhe nxitoi për të ndihmuar të shoqin me litar”.

Por ndërsa përpiqej të shpëtonte bashkëshortin, gruaja ra vetë në ujë, raportojnë mediat lokale. Për fat të mirë ekipet e shpëtimit arritën ta nxirrnin në kohë nga liqeni gruan, e cila gëzon shëndet. Por për fat të keq nuk ndodhi e njëjta gjë për 51-vjeçarin, trupi i të cilit u gjet i pajetë nga ekipet.

Similar Posts