Aksident i rëndë: Lëndohen dy motoristë në dalje të Aeroportit, kolona të gjata

author
0 minutes, 47 seconds Read

Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore, duke mos përjashtuar edhe ato me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident mes dy motoçikletave ka ndodhur pak më pa rënë fshatin Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ku njoftoi se si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të lënduar

Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë)”.

“Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë dy motorë dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti policor është marrë me aksidentin duke e trajtuar atë”, tha Krasniqi.

Similar Posts