Policia e Kosovës largon një billbord me flamur të Serbisë në një kodër të Zveçanit

author
0 minutes, 39 seconds Read

Policia e Kosovës sot ka larguar edhe një billbord që ishte në një kodër të Komunës së Zveçanit.Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Sot Policia e Kosovës ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut derisa në vizit ishte Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Pushtetit Lokal. Gjatë kësaj kohe është largu edhe billbordi që ishte në kodër aty në afërsi”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, ditë më parë ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla kishte thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të duhet të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Similar Posts