Tentim vetëvrasjet e kosovarëve janë bërë alarmante, e kjo dukuri sidomos pas luftës ka ardhur në shprehje mjaft shumë, ku jemi dëshmitar të shumë rasteve sesi ata kanë arritur deri në pikën kritike duke e privuar edhe vetën nga jeta. Por shumë ekspertë të kësaj fushe vetëvrasjen e ndërlidhin me shumë faktorë sikur janë ato sociale, problemet familjare, përdorimi i substancave narkotike e deri të marrja me punë të pista sikur janë edhe fajdet, raporton Gazeta Sinjali.
E një rast i tentim vetëvrasjes ka ndodhur të martën në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Gazeta Sinjali ka mësuar se një grua e moshës 42-vjeçare ka konsumuar detergjent dhe për pasojë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Burri i saj e ka dërguar në QKUK për trajtim dhe thuhet se gjendjen momentale e ka stabile.
Policia lidhur me rastin ka nisë hetimet dhe është iniciuar rasti me urdhër të prokurorit.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me rastin.
/GazetaSinjali/