Uncategorized

U largua nga Kabuli, zbulohet vendndodhja e presidentit afgan

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani gjendet në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u largua nga vendi më 15 gusht sapo militantët talibanë hynë në kryeqytetin Kabul.“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfirmojë se për arsye humanitare, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij”, thuhet në një njoftim të ministrisë që u publikua në faqen zyrtare të këtij institucioni më 18 gusht.

Ghani, që vetëm disa ditë më parë ishte zotuar se nuk do të largohej nga vendi, më 15 gusht iku pa u vërejtur, në orët më të nevojshme të vendit të tij.

Disa orë pasi u largua, Ghani shkroi në Facebook se ai u largua nga shteti për të parandaluar “gjakderdhje”. Disa media raportuan se ai fillimisht udhëtoi për në Taxhikistan ose Uzbekistan – edhe pse të dyja këto shtete mohuan një gjë të tillë – përpara se të udhëtonte drejt një shteti të tretë të panjohur. Që nga e diela nuk dihej vendndodhja e tij. Ikja e Ghanit nga Kabuli, teksa qyteti pa rezistencë ra në duart e talibanëve, shënoi fundin e trazuar, të polarizuar të shtatë vjetëve të tij në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *