“Futbolli i ka borxh Messit, Kupa e Botës s’mund t’ia përcaktojë madhërinë atij”

Futbolli i ka borxh Lionel Messit, thotë Hernan Crespo, por madhëria e superyllit të Barcelonës nuk mund të rrënohet nëse karriera e tij përfundon pa e arritur lavdinë në Kupën e Botës.

Messi, më i miri i të gjitha kohëve me gjashtë Topa të Artë dhe çmime të tjera të panumërta të fituara, ende është në pritje të triumfit të parë senior me Argjentinën, transmeton Gazeta Express.

Ai ka përjetuar dhimbje zemre në finale vazhdimisht, pasi dështoi disa herë në finale të Kupës së Amerikës dhe në finalen e Kupës së Botës më 2014.