Vendimi i Qeverisë: Këto janë 12 kategoritë e zyrtarëvee publike që përfitojnë nga 300 euro

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale nga e cila pritet të mbështeten bizneset, pensionerët, anëtarët e skemave sociale, komunat dhe pagesa shtesë për punëtorët e administratës shtetërore.

Nga kjo Pakon Emergjente Fiskale ndër më të gëzuarit kanë disa kategori të të punësuarve shtetërore, mes tyre mjekët, policët e inspektorët, raporton gazeta Veriu.info

Këta janë të zyrtarët publike në këto 12 kategori:

Sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej treqind (300 €) euro për punëtorët në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut të infektimit në punën e tyre (jo i gjithë stafi i institucionit):

Stafi mjekësor (mjekët dhe infermierët),
2. policët e Policisë së Kosovës,

3. zyrtarët (gardianët) e Shërbimit Korrektues,

4. zyrtarët (zjarrfikësit) e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave,

5. personeli (ushtarët) i FSK-së,

6. punëtorët që punojnë në Karantinë – Qendra e Studentëve të Prishtinës,

7. zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Punës,

8. zyrtarët (inspektorët) e Administratës Tatimore të Kosovës,

9. Zyrtarët (doganierët) e Doganës së Kosovës,

10. zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Tregut,

11. zyrtarët (inspektorët) e inspektorateve përkatëse komunale,

12. zyrtarët e Inspektorati të Mjekësisë së Punës, për muajin Prill dhe Maj deri në vlerë prej pesëmbëdhjetë milionë (15,000,000.00 €) euro;