Qeveria sapo mori një vendim shumë të mirë për përfituesit e skemave sociale

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale nga e cila pritet të mbështeten bizneset, pensionerët, anëtarët e skemave sociale, komunat dhe pagesa shtesë për punëtorët e administratës shtetërore.

Nga Pako Emergjente Fiskale ndër përfituesit më të mëdhenj kanë dalë ata që paguhen nga skemat sociale, pasi që do të marrin dyfishin e vlerës së skemës sociale edhe për muajt Prill dhe Maj, raporton Veriu.info

Ky është njoftimi i Qeverisë:

– Pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale për të gjithë përfituesit të skemave sociale për muajin Prill dhe Maj, masë kjo në vlerë deri në shtatë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë mijë (7,650,000.00 €) euro, përfshirë këtu edhe pagesën e realizuar për muajin Mars;

– Pagesa shtesë në vlerë prej tridhjetë (30 €) euro në muaj për të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore në vlerë më të ultë se njëqind (100 €) euro, për muajin Prill, Maj dhe Qershor, me kusht që të jenë përfitues vetëm të një skeme; si dhe rikthim në listat e përfituesve për përfituesit që për shkak të mos-paraqitjes apo mos-vlerësimit në periudhën Janar – Mars 2020, nuk u janë rinovuar të drejtat e tyre. Kjo masë është në vlerë deri në trembëdhjetë milionë euro (13,000,000.00 €)