Një 19-vjeçare nga Vushtrria vdiq pasi dyshohet që s’mori trajtim në Infektivë, rezultoi negative por 8 policë dërgohen në karantinë

Ka vdekur një 19-vjeçare nga Vushtrria, pasi dyshohet se nuk mori trajtim në Klinikën Infektive për gjendjen e saj shëndetësore. Ndonëse më vonë, ajo kishte rezultuar negative në Covid-19.

Koha nga burimet e saj ka mësuar se 19-vjeçarja ishte dërguar në Infektivë për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore, megjithatë, për shkak të situatës së krijuar me COVID-19 në Infektivë, dhe se aty po trajtohen vetëm të prekurit me koronavirus, ajo nuk u kontrollua.

Koha ka mësuar se Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin si të dyshimtë.

Zyrtarisht nga Policia e Kosovës, Koha ka mësuar se tetë policë janë dërguar në karantinë, për shkak se ishin në kontakt me familjen e viktimës, pavarësisht se rezultatet e së ndjerës më vonë kishin rezultuar negative.