Ndërprerja e procesit mësimor shtyhet deri më 6 prill

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shtyrë afatin e rinisjes së procesit mësimor, i paraparë për 27 mars, proces ky që u ndërpre si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë (28 mars), në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndërmarrjen e masave shtesë për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së COVID-19, thuhet se është vendosur që rinisja e procesit mësimor të shtyhet deri më 6 prill.

Po ashtu, është vendosur që hyrje-daljet e qytetarëve në komunat Klinë, Viti e Malishevë të vazhdojnë të jenë ndaluara deri më 6 prill, raporton KOHA.

Deri më 6 prill do të vlejë edhe masa e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve private, kufizim që vlen nga ora 17:00 deri në orën 06:00.