Zbulohet kjo gje per Vjosen

Edhe dje ashtu si shumë herë të tjera, kryeparlamentarja Vjosa Osmani nuk u zmbraps nga qëndrimi i saj, pavarësisht qëndrimit të partisë së saj, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)..Shtype relamen per te pare videon eksklzuive vetem per ju!

Osmani votoi kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, mocion të cilin e inicoi LDK, pjesë e së cilës është edhe vet.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) kanë përfunduar ‘koalicionin e shpresës’ më pak se dy muaj nga themelimi, e për të cilin iu deshën më shumë se tre muaj për ta arritur.

Në seancën gati 12 orëshe, fjalimi i fundit ishte ai i kryeparlamentares Osmani, ajo edhe një herë përsëriti që nuk do të votoj mocionin e partisë së saj.

“Unë u akuzova për tradhti. Nëse një qëndrim refuzues më bënë tradhtare, unë do ta mbajë këtë urdhër. Do të votoj kundër çdo mocioni që ia nxin jetën të papunit e atij qytetari që në kohë të pandemie detyrohet ta dëgjojë egon tonë për pushtet. Unë do të votojë kundër, sepse kështu do të votojë për të ardhmen e vendit tim”, tha ajo.

Mirëpo kjo nuk ishte hera e parë që gruaja më e votuar në Kosovë u rreshtua kundër partisë së saj.

Më 8 dhjetor të vitit 2014, kryetari i partisë së saj, Isa Mustafa mori ulësen e kryeministrit, e në votimin e qeverisë Mustafa-Thaçi, Vjosa Osmani votoi kundër.

Mustafa me t`u bërë kryeministër nuk kishte kursyer kritikat ndaj bashkpartiakëve të tij, mirëpo dy ditë më vonë, pasi kishte dhënë votën kundër Osmani kishte deklaruar se është dhe vazhdon të jetë kundër bashkimit me PDK-në.

“Vota ime ka të bëjë vetëm me bashkimin PDK-LDK, kam qenë gjithmonë kundër një bashkimi të tillë, kam folur dhe kam mbajte qëndrim të njëjtë edhe para katër viteve edhe para gjashtë muajsh kur përfunduan zgjedhjet edhe më vonë edhe kur është përmend për herë të parë koalicioni. Kam deklaruar se nëse formohet ky koalicion unë refuzoj të jem pjesë e kësaj qeverie të tillë”, pati thënë Osmani në një intervistë..Shtype relamen per te pare videon eksklzuive vetem per ju!