Lajmërohet Albin Kurti, flet për herë të parë si kryeministër në detyrë

Kryeministri i në detyrë, Albin Kurti është deklaruar pas seancës së djeshme ku u votua mocioni për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga ai..Shtype relamen per te pare videon eksklzuive vetem per ju!

Kurti tha se ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Sipas tij, pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje.

Kurti theksoi se mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë, por që nuk do të ndodhë kështu, transmeton Indeksonline..Shtype relamen per te pare videon eksklzuive vetem per ju!

Albin Kurti tha se e ardhmja është e tyre, ndërkohë që do ta humbin një tragjedi.

Kryeministri në detyrë tha se qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes.

Postimi i plotë:.Shtype relamen per te pare videon eksklzuive vetem per ju!

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë..Shtype relamen per te pare videon eksklzuive vetem per ju!

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial..Shtype relamen per te pare videon eksklzuive vetem per ju!

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë..Shtype relamen per te pare videon eksklzuive vetem per ju!