Edhe një fshat në Malishevë dyshohet se është i prekur nga koronavirus, një i infektuar shkoi në të pame

Hajdin Berisha, nënkryetar në komunën e Malishevës, në një lidhje direkte ka thënë se edhe një fshat të Malishevës po dyshohet se është i prekur nga covid-19, shkruan IndeksOnline..Shtype relamen per te pare videon eksklzuive vetem per ju!

Nga 25 persona që kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, Berisha tha se tani priten rezultatet e personave të tjerë në Lumishtë të Malishevës pasi një person i infektuar kishte shkuar musafir në një të pame në këtë fshat.

“Një person kishte qëndruar musafir në një të pame i cili ishte i infektuar, janë marrë mostrat e familjarëve e sot presim rezultatet e tyre. Mirëpo deri tani familjarët në Lumnishtë nuk kanë ndonjë simptomë të koronavirusit”, tha Berisha..Shtype relamen per te pare videon eksklzuive vetem per ju!

Deri tani në Kosovë janë të prekur 73 persona me Covid-19, ku një person ka humbur jetën nga koronavirus./IndeksOnline.Shtype relamen per te pare videon eksklzuive vetem per ju!