Ja çfarë kërkoi Isa Mustafa nga Albin Kurti për arritjen e marrëveshjes dhe ja çfarë lideri i VV-së i ofroi atij

As takimi i sotëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës nuk ka sjellë marrëveshje për bashkëqeverisje ndërmjet VV-së dhe LDK-së.

Takimi që ka zgjatur saktësisht tri orë e ka prodhuar vetëm një rezultat: Një takim të ri nesër.

Raportohet se brenda takimit të dy palëve kanë thënë se Isa Mustafa ia ka prezantuar tri opsione Albin Kurtit që të jenë pjesë e qeverisë.

LDK-ja e ka kërkuar kryeparlamentarin, nëse jo atë, atëherë dy ministri më shumë se sa VV-ja. Nëse edhe këto dy opsioni nuk pranohen nga partia e Kurtit, partia e Mustafës e do pozitën e kryeministrit. Sigurisht edhe pozitën e presidentit.

Ndërkaq, në anën tjetër, Kurti në asnjë mënyrë nuk ka pranuar që LDK-ja t’i ketë dy ministri më shumë, por vetëm një dhe mosemërim të zëvendëskryeministrit të dytë, në këtë rast mosemërimin e Haki Abazit.

Gjithashtu tutje burimet thonë se opisionale si ministri që t’i kalojë LDK-së është ajo e Punëve të Jashtme ose Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë, varësisht cilën do ta përzgjedh LDK-ja.

Të kujtomë se pas takimit të sotëm, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se ka përafrim të qëndrimeve, duke mos dhënë më shumë detaje. Edhe VV-ja përmes një njoftim të shkurtër pas takimit tha se ka përafrim me LDK-në.

Përfundon takimi Albin Kurti- Isa Mustafa – ja çka vendosën sonte

Takimi i sotëm mes kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, që ka zgjatur për më shumë se tre orë, ka përfunduar pa marrëveshje.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha pas përfundimit të takimit, se ka lëvizje në arritjen e një marrëveshje për formimin e Qeverisë dhe se janë pajtuar që të takohen sërish nesër, raporton KosovaPress.

Mustafa: Kemi një lëvizje

“Takimi që ka filluar në ora 15:00, tani më ka përfunduar. Kemi një lëvizje në përpjekjen për të arritur marrëveshjen në mes të dy palëve. Do të kemi edhe një takim të ardhës nesër, për detajet natyrisht ju njoftojmë nesër”, tha Mustafa.

Takimi i filluar në ora 15:00 në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar pas tre orëve dhe i njëjti skenar i takimit ishte edhe një ditë më parë, ku zëdhënësi i LDK-së duke mos bërë të ditur detaje nga takimi, kishte njoftuar për gazetar se janë pajtuar që të takohen sërish.

Për më shumë se tri orë ka zgjatur takimi me dyer të mbyllura mes dy liderëve, Isa Mustafës dhe Albin Kurti.

Ky takim që nisi në orën 15:00, përfundoi pa marrëveshje.

Kujtojmë që më 6 tetor në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku fituese për herë të parë doli Lëvizja Vetëvendosje, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës, të dyja këto parti shprehën disponim për koalicion, por posti kryekuvendarit dhe ai i presidentit la Kosovën pa formimin e institucioneve deri më tani.

Dalin detaje të reja: Kjo është sakrifica e Kurtit, ja cilën ministri ia jep shtesë LDK-së

Liderët e VV-së dhe LDK-së, Albin Kurti përkatësisht Isa Mustafa ka më shumë se dy orë e gjysmë që kanë hyrë në takim. Ky takim po shihet si mundësia e fundit që këto dy parti të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Para takimit, lideri i VV-së, Albin Kurti është shprehur optimist se marrëveshja do të arrihet sot, më shumë se tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Burime të medias brenda dy partive thonë se marrëveshje me gjasë do të arrihet sonte.

Për këtë, tashmë edhe aktivistë të VV-së kanë filluar të postojnë në rrjetet sociale që marrëveshja është kryer. Mbetet të shihet edhe zyrtarisht se si do të përfundojë ky takim i shumëpritur.

Media po ashtu merr vesh se LDK-ja ka pranuar marrëveshjen me VV-në si kundërvlerë që t’i ketë 6 ministri, kurse VV-ja 4. Kjo për shkak se Kurti nuk ka lëshuar pe në postin e kryeparlamentarit, pozitë kjo që tashmë e mban Glauk Konjufca.

Gjithashtu raportohet se Kurti ka vendosur ta sakrifikojë Rozeta Hajdarin si ministre e vendosur prej tij që ta drejtoj Ekonominë dhe Tregtinë. Kjo ministri pritet t’i kalojë LDK-së.

Kurti dhe Mustafa tashmë ka dy orë që janë “mbyllur” në Kuvend.

Takimi LVV-LDK për koalicionin vazhdon për gati dy orë

Krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sot në orën 15:00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të vazhduar negociatat e rifilluara dje, në përpjekje e sipër për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ky takim është duke vazhduar për gati dy orë, ndërkohë nga dy partitë para takimit ka pasur pritje se në tavolinën e negociatave do të propozohen oferta konkrete për një marrëveshje të mundshme koalicioni.

Ndërkohë lideri i VV’së, Albin Kurti, pasi ka dalë nga mbledhja e Kryesisë së partisë, teksa po nisej drejt Kuvendit për takimin me Isa Mustafën ka thënë se marrëveshja është shumë afër.

Takimi i ditës së djeshme kishte zgjatur më shumë se tre orë, dhe ka shënuar kështu rinisjen e negociatave mes dy partive të cilat ishin ndërprerë përpara seancës së 26 dhjetorit.

Isa Mustafa mbërrin në Kuvend, Albin Kurti: Marrëveshja me LDK-në është afër

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para takimit me liderin e Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, deklaroi se pas rifillimit të bisedimeve me LDK-në, proceset do të ecin shpejt, pasi që edhe ashtu marrëveshja siç tha ai është shumë afër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *